Kirgistan - Referendumi Miraton Me 90,55 Për Qind Kushtetutën E Re Të Vendit
BISHKEK, 2 korrik /ATSH-AFP/ - Kushtetuta e re për vendosjen e një demokracie parlamentare u miratua masivisht gjatë referendumit që u zhvillua të dielën, sipas rezultateve përfundimtare të njoftuara sot nga Komisioni Zgjedhor Qendror.
''Zgjedhësit në Kirgistan votuan 90,55 për qind në mbështetje të Kushtetutës dhe vetëm 8,07 për qind votuan kundër'', theksoi shefi i komisionit zgjedhor, Akilbek Sariev.
Përqindja e pjesëmarrjes ishte e lartë duke arritur në 72,24.
Referendumi u mbajt disa javë pas dhunës ndëretnike në jug të vendit ku si pasojë humbën jetën qindra persona dhe u zhvendosën 400 000 të tjerë./
/ec/ a.jor.