English

Korçë - Çelet Një Kamp I Ri Veror Për Fëmijët

KORÇË, 2 korrik / ATSH-Behar Fejzulla/ - Bashkia e Korçës në bashkëpunim me fondacionin "Save the Children" çeli një kamp të ri veror për fëmijët e moshave nga 7-13 vjeç, me dy ndërresa, secila nga 15 ditë, me 15 grupe fëmijësh me nga 10 fëmijë secili të ndarë sipas moshave, kryesisht për fëmijët romë dhe egjyptianë. Në cermoninë e përurimit, ditën e premte, kryetari i bashkisë, Niko Peleshi, tha se "Qëllimi i këtij projekti që financohet nga organizata "Save the Children", është tërheqja e fëmijëve në veprimtari të organizuara edukative dhe argëtuese, për një zhvillim më të mirë të tyre psiko-motor". Fëmijët, veç lodrave, në këtë kamp marrin mëngjesin dhe drekën falas. E veçanta e kampit është se 30% e fëmijëve janë të komuniteteve rome dhe egjyptiane me qëllim integrimin e tyre. Për fëmijët është siguruar edhe transporti falas./ch/
KOMENTE