Mitrovicë, 2 Korrik, NOA – Mitrovica është tronditur sot nga një shpërthim në lagjen e Boshnjakëve, në kohën kur rreth një mijë serbë po protestonin kundër e hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në këtë lagje.
Burimet policore konfirmuan lidhur me ngjarjen se janë shkaktuar të lënduar, porse nuk jep numrin e saktë të tyre.
Aktualisht, protestuesit janë shpërndarë, ndërsa hetues të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi shpërthimi.
n.e/NOA