Netanyahu: Izraeli Mund Të Lirojë 1 000 Të Burgosur Palestinezë Në Këmbim Të Ushtarit Shalit
JERUSALEM, 2 korrik /ATSH-MIA/ - Izraeli është përgatitur të lirojë 1 000 të burgosur palestinezë nëse lëvizja islamike ''Hamas'' liron ushtarin izraelit Gilad Shalit, i cili ndodhet i burgosur që prej katër vitesh, deklaroi dje kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu.
Ai shtoi se ''të gjithë izraelitët dëshirojnë që Shaliti të kthehet në vendin e tij, por Izraeli nuk është i gatshëm të paguajë çdo lloj çmimi, për shkak se praktika ka treguar se shumica e të liruarve palestinezë përsëri kryejnë sulme mbi Izraelin''.
Netanyahu theksoi se ka pranuar propozimin e ndërmjetësve gjermanë për lirimin e 1 000 palestinezë në këmbim të Shalitit.
"Do të lirohen ata palestinezë, të cilët nuk janë përgjegjës për vrasjen e izraelitëve të pafajshëm, por jo personat që për Izraelin konsiderohen terroristë", shtoi Netanyahu./
a.jor.