English

Pakistan, atentat i trefishtë i kamikazëve, 43 të vdekur

Pakistan, 2 Korrik NOA - Atentat i trefishtë i kamikazëve në Pakistan, kundër një vendi të shenjtë në Lahore në lindje të shtetit.

Të vdekurit janë të paktën 42 persona. Shpërthimet kanë goditur varrin e një shenjtori të njohur, i cili është vizitohet nga qindra e mijëra njerëz çdo vit. Persoant e plagosur janë të paktën 175. Shpërthimi i parë ka ndodhur në portat hyrëse të vendit fetar, ndërsa dy të tjerët ishin nën tokë.

Kryeministri Jusuf Raza Gilani i ka dënuar ashpër këto sulme ndaj vendit të shenjtë. Në një mesazh ngushëllimi për viktimat, Gilani tha se, sulme të tilla nuk ndikojnë në gatishmërinë e qeverisë për të luftuar kërcënimin e terrorizmit apo eliminimin e islamikëve militant, ku në lidhje me këtë ngjarje ai ka urdhëruar një hetim të detajuar. Ky është sulmi i dytë që ndodh në Lahore në më pak se një muaj dhe kjo pas 80 viktimave të vrarë nga dy sulmet vetëvrasëse në maj, në xhaminë e Ahmadiyya. Lahore është praktikisht një qytet i rrethuar, ku të gjitha pikat e hyrjes dhe daljes janë të kontrolluara nga forcat e sigurimit pakistanez. Masa të ashpra të sigurisë janë vënë në të gjithë tempujt e mëdhenj dhe të vegjël, kryesisht në Punjab dhe Lahore. r.b/NOA

KOMENTE