Berlin, 2 Korrik, NOA- Në një intervistë me gazetën gjermane "Der Tagesspiegel", Pele ka kritikuar ashpër rivalin e tij, Diego Armando Maradona : "Nuk kam asgjë personale kundër tij, por thjesht besoj se ai nuk është një trajner i mirë". Ai ka një mënyrë jetese të çudishme dhe kjo është rrallë pozitive për një skuadër”, ka deklaruar ai.
"Spanja dhe Gjermania mund ta venë në veshtërsi Brazilin, por jo Argjentina.
Te skuadra e Argjentinës luajnë lojtarë të klasit botëror që pothuajse drejtojnë veten e tyre. Në sulm është Messi, ai krijon shumë lëvizje dhe lojtarët e tjerë gjejnë shumë hapësira, por nuk është një skuadër e aftë për ndaluar Brazilin.
Gjermanët janë duke luajtur një lojë të bukur sulmuese, lojtarë si Ozil dhe Muller janë në gjendje të driblojnë e të befasojnë. Megjithatë, Gjermania ka një të metë: i mungon përvoja për të fituar titullin", ka thene Pele.
e.a./NOA