English

Përdhunimi i 9-vjeçares, Gjykata e Lushnjës jep arrest me burg pa afat për 18-vjeçarin

Lushnjë, 2 Korrik 2010 NOA – Masën e sigurisë së arrestit me burg pa afat ka shpallur sot Gjykata e Rrethit në Lushnje për 18–vjeçarin Fatbardh Hoxha, i cili akuzohet se ka përdhunuar vajzën 9-vjeçare, M.Sh, katër ditë më parë në Ardenicë.

Prokuroria duke kërkuar që i dyshuari të mbahet në burg pa afat, paraqiti prova që tha se ishin të mjaftueshme për të ngritur akuzën mbi dyshimin e besueshëm se adoleshenti Fatbardh Hoxha ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzë e mitur.

Gjatë marrjes në pyetje në policinë e Lushnjës, Hoxha nuk e pranoi krimin, por grupi hetimor dhe prokuroria deklaruan se ata kishin prova që i dyshuari e kishte kryer veprën penale të përdhunimit.

Sipas hetimit, vajza u abuzua seksualisht pasi mashtrua në fshatin Kolonjë të Lushnjës, ku jetonte me gjyshërit, pasi sikundër thonë banorët prindërit e saj punonin në Greqi, për të siguruar të ardhura.

Vajza 9 vjeçare u gjet në vendngjarje e shokuar nga dhunimi që përjetoi, dhe pasi mori mjekimin e parë në spitalin e Lushnjës, më pas ajo u dërgua në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Gjatë këtyre viteve dhuna seksuale ndaj të miturve është rritur ndjeshëm, duke u kthyer në makthin e një shoqërie, që ndjen dita ditës frikën e dhunimit të fëmijëve.

r.n/NOA

KOMENTE