English

Policia: Bëri Dëshmi Të Rreme Në Gjyq, Arrestohet 50 Vjeçari

TIRANË, 2 Korrik /ATSH / - Nën akuzën e "Dëshmisë së rreme" në seancën gjyqësore, Policia e kryeqytetit arrestoi mbrëmjen e së enjtes një 50 vjeçar nga Durrësi, i thirrur në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor për Bandën e Durrësit. Burime zyrtare të policisë së kryeqytetit, bënë të ditur sot për ATSH-në se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, mbrëmjen e djeshme ekzekutuan udhërin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Eduard Çuka, 50 vjeç, banues në Durrës. Sipas këtyre burimeve, ky shtetas, i thirrur në cilësinë e dëshmitarit në proçesin që zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Bandës së Durrësit, ka bërë dëshmi të rreme para Gjykatës. Materialet hetimore në ngarkim të 50 vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme./m.sh//a.ke/
KOMENTE