Rasmussen: Nuk Do Të Ketë Ndryshime Për Strategjinë Në Afganistan
LISBONË, 2 korrik /ATSH-AFP/ - Emërimi i një komandanti të ri të përgjithshëm ri në krye të koalicionit të forcave ndërkombëtare në Afganistan nuk do të sjellë ndryshime të strategjisë, deklaroi sot në Lisbonë Anders Fogh Rasmussen, sekretari i përgjithshëm në NATO-s.
"Pati një ndërrim në kreun e komandës, por nuk do të ketë ndryshim në strategji", deklaroi ai gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm e portugez, Luis Amado.
"E siguroj popullin afgan se do të qëndrojmë në vend aq kohë sa të jetë e nevojshme për garantimin e sigurisë në të gjithë vendin", shtoi ai, duke theksuar se gjenerali David Petraeus, kreu i ri i forcave ndërkombëtare në Afganistan, është po ashtu i angazhuar në këtë drejtim.
"Sigurisht që nuk do të qëndrojmë përgjithmonë. Objektivi përfundimtar është që afganët të mund të jenë të aftë të përgjigjen vetë për sigurinë e vendit të tyre", u shpreh Rasmussen.
"Dhe pikërisht për këtë arsye misionet trajnuese në Afganistan janë shumë të rëndësishme", vazhdoi ai.
"Shpresoj se në samitin e ardhshëm të NATO-s, në Lisbonë, të mund të bëjmë publik fillimin e kalimit tranzicion të përgjegjësive të sigurisë në duart e trupave afgane në disa provinca, por fillimisht duhen përmbushur plotësisht disa kritere të qarta dhe të nevojshme", veçoi kreu i NATO-s./
/i.p/