English

Shba - Obama Njofton Kandidatin Për Ambasador Në Republikën E Shqipërisë

UASHINGTON, 2 korrik /ATSH/ - Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi dje kandidatin për ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë, Alexandre A. Arvizu, thuhet në faqen zyrtare të internetit të Shtëpisë së Bardhë http://www.whitehouse.gov. Alexandre A. Arvizu është diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm, në rangun e këshilltarit ministror. Aktualisht, Arvizu është drejtor i Zyrës së Zhvillimit të Karrierës dhe Pozitave në Departamentin amerikan të Shtetit. Ai ka shërbyer si zëvendësshef i Misionit amerikan në Bangkok dhe në Pnom Pen. Arvizu ka shërbyer edhe në Korenë e Jugut dhe Japoni. Në SHBA ai ka shërbyer në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Alexandre A. Arvizu u lind në një bazë ushtarake amerikane në Japoni dhe u rrit në Kolorado. Arvizu ka përfunduar studimet pasuniversitare në Universitetin Georgetown dhe njeh disa gjuhë të huaja, kryesisht ato aziatike./ a.jor.
KOMENTE