Shba-Ukrainë - Clinton: Duam Të Investojmë Në Sektorin E Energjisë
MOSKË, 2 korrik /ATSH-ANSA/ - Shtetet e Bashkuara duan të investojnë në Ukrainë në fushën e energjisë, kryesisht në sektorin bërthamor dhe atë të gazit, deklaroi sot Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton gjatë një vizite në Kiev.
"Të investosh në sektorin e energjisë, për SHBA-në dhe vende të tjera, është mënyra më e mirë për të ndihmuar Ukrainën", shpjegoi Clinton.
"Ne jemi gati të fillojmë, përfshi sektorin e energjisë bërthamore dhe atë të gazit, për të krijuar kushtet për një zhvillim të mëtejshëm të investimeve", shtoi Clinton.
Pas zgjedhjes së presidentit Viktor Ianukoviç, Kiev është afruar më pranë Moskës, edhe në sektorin energjetik. Aktualisht po studiohet një sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Gazpromit dhe Neftogaz.
/e.v/