English

Shkoder: Bllokohen 18 Kompjutera Të Lojrave Të Fatit

SHKODËR, 2 Korrik/ATSH-G. Marku/- Policia e Qarkut të Shkodrës bllokoi sot 18 kompjutera të lojrave të fatit, për shkak se mungonte çertifikimi, si dhe përmbushja e standardeve për këto lojra. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se "pas një kontrolli të ushtruar nga forca të sektorit të luftës kundër krimit ekonomik në drejtorinë e policisë së Shkodrës, u konstatua se 18 kompjutera nuk ishin të çertifikuar dhe nuk përmbushnin standardet për lojrat e fatit". Sipas zëdhënëses të policisë së qarkut, Fatbardha Çelepia, kontrolli u ndërmor në kuadër të një aksioni të gjerë që ka nisur në qytetin e Shkodrës për bllokimin dhe më pas shkatërrimin e makinerive të padeklaruara apo që nuk përmbushin standardet. Gjatë këtij aksioni u bllokuan 2 subjekte dhe po ndiqen penalisht në gjendje të lirë 2 persona, të cilët janë 42 vjeçari A.R dhe 32 vjecari B.D., për kryerjen e kundravajtjes penale të "zhvillimit të palejuar të lojrave të fatit". Ndërkohë, gjatë ditëve në vijim pritet të ketë operacione të tjera të ngjashme nga sektori i luftës kundër krimit ekonomik./e.ç/s.s./
KOMENTE