Prishtinë, 2 Korrik, NOA – Shpërthimi i ndodhur ditën e sotme në Mitrovicë, ka alarmuar gjithë krerët e lartë të jetës politike në Kosovë, të cilët kanë drejtuar thirrje për qetësi dhe vetëkontroll.
Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë thirrje për përmbajtje nga veprimet e dhunshme gjatë një proteste serbe në Kosovën veriore, ku mbeti një person i vrarë dhe shumë të plagosur.
"Qeveria e Republikës së Kosovës i fton të gjithë qytetarët që të përmbahen nga veprimet e dhunshme, të rrinë të qetë dhe pakënaqësitë eventuale t'i shprehin në mënyrë paqësore dhe demokratike", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kryeministri i Kosovës lidhur me një fakt të tillë.
Sipas tij, populli dhe qeveria e Kosovës janë mëse të vendosur për të ecur para dhe se se megjithë incidentin fatal, nuk do të ketë kthim prapa në vendimin për hapjen e zyrës së gjendjes civile në veriun e Mitrovicës.
Ndërsa ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, fajësoi për shpërthimin protestues serbë të armatosur të pakujdesshëm, që sipas tij nuk do ta detyrojnë gjithsesi qeverinë kosovare të tërhiqet nga planet për hapjen e zyrë së gjendjes civile në veriun e Mitrovicës, megjithë kundërshtimin e serbëve.
Ne duhet të këmbëngulim që kjo zyrë të mbetet e hapur, pasi mbyllja e saj do dërgonte një sinjal të keq, lidhur me përpjekjet e Prishtinës për të vendosur kontrollin në veri.
Njoftohet se udhëheqës serbë në veri të Kosovës kanë fajësuar policinë e EULEX-it për përshkallëzimin e gjendjes duke garantuar sigurinë e zyrtarëve kosovarë, por zyrtarë të BE-së në Kosovë i hodhën poshtë këto pretendime duke thënë se ata u dislokuan për të mbështetur policinë vendore gjatë protestës.
Ndërsa nga ana e tij, presidenti Boris Tadiç ka mbledhur me urgjencë Këshillin për Sigurinë Kombëtare, duke e cilësuar këtë akt si një provokim të paqes, provokim të Serbisë.
n.e/NOA