English

Speciale – Kush është ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

Uashington, 2 Korrik 2010 NOA - Aleksandër Arvizu, pritet të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, si emër i propozuar nga Presidenti Barak Obama. I diplomuar në fushën e shkencave në Shërbimin e Jashtëm, ato çka bien në sy në të dhënat personale (CV) të z.Arvizu, është se ai nuk ka kryer shërbim ushtarak.

Ndërkohë, veç anglishtes si gjuhë mëmë, z.Arvziu nuk njeh gjuhë evropiane, por ai ka njohuri pune profesionale në japonisht dhe koreane, e po ashtu ka njohuri të kufizuara profesionale në tailandisht dhe në gjuhën khmere.

Ndërkohë, ai nuk ka asnjë botim në karrierën e tij profesionale.

Posti që z. Arvizu mban aktualisht eshte Drejtor i Karrierës për Nivelin e Hyrjes - Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimet (HR/CDA/EL) Burimet Njerëzore/ Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimeve) Byroja e Burimeve Njerëzore.

Më poshtë, vijon CV e zgjeruar e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri:

ALEXANDER ARMANDO ARVIZU - Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri

Posti që mban aktualisht:

Drejtor i Karrierës për Nivelin e Hyrjes - Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimet

(HR/CDA/EL) Burimet Njerëzore/ Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimeve) Byroja e Burimeve Njerëzore

VEND BANIMI LIGJOR

Virxhinia

GRADA QË KA NË SHËRBIMIN E JASHTËM

Ministër Këshilltar

ADRESA ZYRTARE

Departamenti Amerikan i Shtetit

Washington, DC

DATA E LINDJES:

15 Mars 1958

VENDLINDJA:

Kampi Ushtarak Amerikan Drew (U.S. Army Camp Drew)

Prefektura Gumma, Japoni

GJENDJA CIVILE:

I martuar

EMRI I BASHKESHORTES:

Anne Florence Cunningham

EMRAT E FEMIJEVE:

Yukiko Hailey Arvizu

ARSIMI:

Universiteti Georgetown, 1976 – 1980, i diplomuar në fushën e shkencave në Shërbimin e Jashtëm

Universiteti Doshisha, Student në kuadrin e programit të shkëmbimeve 1978 – 1979

Kyoto, Japoni (program njëvjeçar jashtë vendit për të rinj, i padiplomuar) 1980

SHERBIMI USHTARAK:

Nuk ka kryer

GJUHET E HUAJA:

Japonisht (njohuri pune profesionale)

Koreançe (njohuri pune profesionale)

Tailandisht (njohuri të kufizuara profesionale)

Khmere (njohuri të kufizuara profesionale)

PERVOJA:

Nga viti 2009 deri tani

Drejtor i Zhvillimit të Karrierës dhe Emërimeve të Nivelit të Hyrjes

( HR/CDA/SL) Byroja e Burimeve Njerëzore

2007 – 2009

Zëvendës Ndihmës Sekretar, Byroja e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit

2004 – 2007

Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve në Bangkok, Tailandë

2003 – 2004

Anetar i Seminarit të Lartë, Instituti i Shërbimit të Huaj

2000 – 2003

Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve në Pnom Pen, Kamboxhia

1999 – 2000

Student i gjuhës khmere, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA

1998 – 1999

Drejtor i Çështjeve Aziatike, Këshilli i Sigurimit Kombëtar

1997 – 1998

Zëvendës Drejtor, Byroja e Çështjeve Japoneze

1996 – 1997

Ndihmës Special, Byroja e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit

1994 – 1996

Referent, Byroja e Çështjeve Japoneze

1991 – 1994

Sekretar i Parë/ Nëpunës Politik, Ambasada Amerikane në Bangkok, Tailandë

1990 – 1991

Student i Gjuhës Tajlandeze, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA

1988 – 1990

Pjesëtar i Stafit, pjesëtar i Stafit të Sekretariatit dhe Stafit të Ekzekutivit

1985 – 1988

Sekretar i Dytë/ Nëpunës Politik, Ambasada Amerikane në Seul, Kore

1983 – 1985

Zëvendës Konsull, Konsullata e Përgjithshme Amerikane në Osaka – Kobe, Japoni

1982 – 1983

Zëvendës Konsull, Ambasada Amerikane në Seul, Kore

1981 – 1982

Punonjës i Drejtorisë së Nivelit të Hyrjes, Trajnimit Funksional dhe Orientues, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA

1980 – 1981

Ministria Japoneze e Arsimit, Seksioni i Programit Mësimdhënës të Anglishtes (paraardhësi i Programit Mësimdhënës Japonisht – Anglisht)

Vlerësime/Medalje

Shpërblim me Pagë për performancë të Lartë në Shërbimin e Jashtëm

Medalje e Lartë Nderi

Medalje Nderi për Merita (në Grup) 1991

BOTIME

KOMENTE