English

Sport-Botëror/ Uruguai - Ganë, Çerekfinalja E Paparashikuar E Botërorit

TIRANË, 2 Korrik Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Ndeshja Uruguaj - Ganë do të jetë sfida çerekfinale e mbrëmjess së sotme, një përballje që pothuajse askush nuk mund ta parashikonte në prag të këtij Botërori. Pas 40 vjetësh mungesë në çerekfinalet e Kupës së Botës, Uruguaji, fitues i kampionateve në vitet 1930 dhe 1950, është rikthyer fuqishëm në arenën më të madhe të futbollit. 90 minuta lojë kundër Ganës e ndajnë skuadrën amerikano jugore për të kaluar në gjysmëfinale dhe për të rikujtuar emocionet e botërorit Meksikë 1970. Në prag të sfidës, trajneri i Uruguajit Oscar Tabarez u shpreh se i gjithë ekipi ka objektiva, profesionale apo personale, por kryesori është të shkojë sa më larg në këtë botëror. Uruguai u duk i papërmbajtshëm në pjesën e parë kundër Koresë së Jugut, por në në pjesën e dytë u duk i brishtë. Luis Suarez e dërgoi Uruguain ne çerekfinale me një gol të mrekullueshëm fitues. Ka një aftësi organizimi që mund të mbysë shumicën e ekipeve. Diego Forlan dhe Luis Suarez kompozojnë një nga dyshet sulmuese më të forta në botë. Kanë histori fituese në Kupën e Botës. Mesfusha e tyre qendrore mund të luftojë me ekipe të tilla si Brazili dhe Spanja, por pjesa prapa është më pak cilësore. Nga ana tjetër nuk e fiton Kupën e Botës prej 60 vjetësh. Për Ganën, kjo ndeshje përmban rëndësi të veçantë. Përveçse është e vetmja që përfaqëson Afrikën ndër 8 skuadra, Gana ka hyrë në histori si vendi i tretë afrikan, që ka arritur në çerekfinale. Ashtu si Uruguaji, ekipi i drejtuar nga Milovan Rajevac ka mbërritur deri këtu nga organizimi në mbrojtje. Rajevac deklaroi se skuadra e tij nuk ndodhet nën presion dhe do të vazhdojë të japë maksimumin për të bërë histori. Gana ka treguar zëmër dhe kurajë duke eliminuar në kohën shtesë Shtetet e Bashkuara. "Yjet e zinj" kanë cilësi atletike dhe një natyrë direkte për të shënuar. Gana ka mbështetjen e një kontinenti të tërë dhe shumicën e botës neutrale pas tyre. Kanë një trajner serb, Milovan Rajevac, që është një njohës i mirë i taktikës. Aftësitë atletike dhe ana emotive nuk mund t'i çojë shumë larg. Gana ka probleme me zotërimin e lojës dhe nuk shënon shumë gola me aksion (nga 4 gola, 2 gola me penallti). Uruguai - Gana, formacionet e mundshme : Uruguai: Muslera, Maxi Pereira, Lugano, Godin, Fucile, Arevalo, Diego Perez, Pereira, Cavani, Forlan, Suarez. Trajner: O. Tabarez Gana (4-2-3-1): Kingson; Pantsil, Mensah, Addy, Sarpei; Annan, K.Boateng; Tagoe Asamoah, Ayeë, Gyan. Trajner: Rajevac./n.m/
KOMENTE