English

Të jesh nostalgjik për ish-in? Është normale

Southampton (Angli), 2 korrik, NOA- Të kesh nostalgji për ish-partnerin apo partneren është një gjë normale. Të paktën këtë tregon një studim nga “Qendra e hulumtimit mbi identitetin personal” në Universitetin e Southampton (Angli).

Ekipi i psikologëve anglezë i ka paraqitur një grupi vullnetarësh shumëllojshmëri stimujsh, të tilla si, foto ose muzikë që i rikthenin përsëri momentet më të rëndësishme të lidhjes së tyre. Pasi u janë nënshtruan një rezonance magnetike shkencëtarët vunë re te ata u ndezën disa zona të veçanta të trurit.

“Nostalgjia për ish-partnerin është shenjë e një shëndeti të mirë. Pra, nuk duhet të ndiheni fajtor nëse me butësi rihiqni pluhurin nga fotot e albumit të dashurisë së mëparshme”, thonë shkencëtarët.

Është e qartë, nëse bëhet fjalë për diçka që nuk mund ta kontrolloni, duhet të pyesni veten nëse është vetëm mall apo ka diçka më shumë.

a.e./NOA
KOMENTE