English

Ukraina Heq Dorë Nga Anëtarësimi Në Nato

KIEV, 2 korrik /ATSH-MIA/ - Parlamenti ukrainas miratoi mbrëmë vonë ligjin që nuk lejon anëtarësimin e ish-republikës sovjetike në NATO. Projektligji ishte përgatitur me iniciativën e presidentit të ri Viktor Janukoviç, i cili që prej zgjedhjes së tij, në shkurt, po zhvillon një politikë të përafrimit të përshpejtuar me Rusinë. Shqyrtimi i projektligjit në leximin e fundit zgjati më shumë se pesë orë dhe mbaroi pak para mesnatës. Ai u miratua nga 259 prej 450 deputetëve. Në projektligj flitet për "vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv me NATO-n", por nuk përmendet anëtarësimi./ a.jor.
KOMENTE