English

Vlore: Mot I Kthjellet, Rriten Temperaturat

VLORË, 2 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Prej tre ditësh, gjiri detar i Vlorës është përfshirë nga një situatë e favorshme meteorologjike, e cila do të vazhdojë edhe sot. Moti do të jetë i kthjellët, ndërsa vlerat e temperaturave parashikohen të shënojnë një rritje të lehtë krahasuar me ato të një dite më parë. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Veri-Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 29-31 gradë celsius dhe ato minimale në 20-22 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Brindisi-Vlorë do të lundrojnë në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE