Francë, 2 Korrik NOA - Duke filluar që nga dita e sotme, është bërë zyrtare se do të jetë Laurent Blanc trajneri i ri i përfaqësueses franceze.
Kështu, ish lojtari i Napolit dhe i Interit, do të zëvendësojë Raymond Domenech dhe do të drejtojë Francën në vitet e ardhshme.
Kishte kohë që flitej se do të ishte pikërisht ai, që do të merrte këtë post, por Federata e Futbollit në Francë, e zyrtarizoi këtë lajm vetëm ditën e stome, ku ka qenë vetë Jean-Pierre Escalettes, i cili pohoi për detyrën e re të Blanc.
r.b/NOA