Angli, 2 Korrik NOA - Roy Hodgson është zyrtarisht trajneri i ri i Liverpulit. Ka qenë vetë klubi anglez i cili njoftoi për këtë lajm nëpërmjet sitit të tyre online.
Me transferimin e Benitezit në radhët e Interit, vendi i tij tashmë është pronë e ish teknikut të Fulhamit, ekip me të cilin sezonin e kaluar arriti finalen e Europa League.
62 vjeçari Hodgson, ka nënshkruar me Liverpulin një kontratë tre vjeçare.
Mësohet nga mediat londineze sportive, se prezantimi i Hodgson do të bëhet ditën e parë të seancës stërvitore të ekipit, e cila pritet të jetë në Melwood.
r.b/NOA