Johanesburg, 3 korrik, NOA – Nuk mbetet pa ngjarje edhe në Afrikën e Jugut, trashëgimtarja e njohur e Hiltonëve, Paris Hilton.
Paris Hilton, është arrestuar në qytetin Port Elizabeth në Afrikën e Jugut, pasi dyshohet se ka marrë marihuanë, por më pas policia e ka liruar atë.
Paris Hilton u arrestua dje pas ndeshjes Brazil-Holandë, 1-2.
Policia e Johanesburgut, deklaroi se një shok i saj kishte marrë drogë, dhe jo Paris.
Sipas policisë, për trashëgimtaren e pasur, e cila është gjithnjë në kërkim të kameras, nuk ka asnjë akuzë.
Vetë, Paris Hilton e shpenguar siç jeton, shtoi pas ngjarjes se “e dua Afrikën e Jugut, pikërisht edhe për këtë botëror”.
mit/NOA