English

Ekstradohet Nga Italia Një Shtetas I Dënuar Për Vrasje

TIRANË, 3 Korrik/ ATSH/- Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me Interpol Romën, është bërë i mundur sot ekstradimi i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Frrok Servat Koceku, 35 vjeç, lindur në Dibër. Burime nga Policia e Shtetit bëne të ditur se, "Frrok Kocekun, Gjykata e rrethit Dibër me vendim të datës 11.06.1998 e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale të "Vrasjes me paramendim". /s.d//a.ke/
KOMENTE