English

Fabio Kapelo do të jetë sërish trajner i Anglisë

Londër, 3 Korrik 2010 NOA - Fabio Kapelo do të qëndrojë sërish në rolin e tij të trajnerit tek përfaqësuesja angleze dhe këtë fakt e ka pohuar vetë Federata e Futbollit në Angli, vendim i cili ishte rezultat i një mbledhjeje të kësaj federate.

Tekniku italian ka një kontratë aktuale e cila e lidh atë me Anglinë deri në vitin 2012, vit në të cilin do të zhvillohet Kampionati Evropian i Futbollit në Poloni dhe Ukrainë. Kështu edhe pse duhet theksuar se aventura e Kapelos në këtë Botëror ishte për tu harruar sërish ai do të jetë tekniku që do të drejtojë ekipin e “tre luanëve”.

Vendim, i cili erdhi si rrjedhojë e një votimi unanim nga prestarët e Federatës që cilësuan Kapelo si njeriun e duhur për të drejtuar përfaqësuesen e tyre.

r.b/NOA

KOMENTE