Tiranë, 3 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku – Faqja e internetit të revistës “Natyre” ka publikuar një video e cila përmban gjetjen e një fosili të jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë për një kafshë ujore me madhësi të habitshme, një përbindësh deti i aftët për të vrarë dhe ngrënë një balenë.
“Leviathan melvillei”, është emri që studiuesit kanë kurorëzuar kafshën vigane të detit dhe kjo për nder të autorit të Moby Dick.
Siç shihni dhe në video më poshtë, për tu theksuar është se përbindëshi i detit i gjetur në Peru nuk ka të bëjë aspak me balenën e bardhë.
Fosilet e gjetura në Cerro Colorado, sugjerojnë për një paraardhës të balenave që ka jetuar 13 milionë vjet më parë. Janë gjetur fragmente të shumtë të kafkës së saj e cila është e gjatë për më shumë se dy metra.
Sqepi kalonte gjatësinë e një metër e gjysmë ndërsa dhëmbët ishin në gjendje të shkëputnin një balenë të mesme.
Gjatësia e tyre arrinte deri në 36 centimetër dhe duhet thënë se ishin armët e tyre thelbësore.
Ndryshe nga një balenë e zakonshme, kjo kafshë është konsideruar si një grabitqar tepër i rrezikshëm.
Shkencëtarët janë të sigurt se kafsha e rrezikshme është e aftë të konkurrojë dhe me peshkaqenët më të frikshëm të cilët arrijnë dhe gjatësinë 18 metra.
r.b/NOA
{youtube}AIdLNG35py4{/youtube}