English

Gjermani - Argjentinë 4:0, kancelarja Merkel spektatore

Afrikë e Jugut 3 Korrik 2010 - Me mjaft kureshtje u prit ndeshja e çerekfinales mes Gjermanisë dhe Argjentinës që u zhvillua në stadiumin Cape Town. Djemtë e trajnerit Joachim Löw shënuan katër gola duke mundur bindshëm ekipin e trajnerit Diego Maradona. Golat u shënuan nga Thomas Müller, dy gola nga Miroslav Klose dhe një gol nga Arne Friedrich. Tani kombëtarja gjermane do të ndeshet në gjysmëfinale me ekipin që del fitues sot në mbrëmje Spanjë Paraguaj.

Edhe kancelarja, Angela Merkel ishte në stadium pë të ndjekur lojën. Më parë ajo zhvilloi një takim me presidentin ë Afrikës së Jugut Jacob Zuma. Merkel shoqërohet nga deputetë të partisë kristiandemokrate CDU, asaj kristiansociale CSU, si edhe partisë liberale. Opozita e kritikoi udhëtimin e kancelares për këtë rast si tepër të shtrenjtë.

DW/NOA

KOMENTE