Tiranë, 3 korrik 2010 NOA – Gjermania mundi edhe një tjetër skuadër të rëndësishme të Botërorit, Argjentinën, duke përlarë prej saj të njëjtën fitore që mori me Anglinë dhe Australinë.
Ekipi gjerman arriti të fitojë duke shënuar katër gola ashtu siç bëri me Anglinë dhe Australinë kurse nuk i la mundësinë Argjentinës të çajë asnjëherë rrjetën gjermane.
Ndeshja e sotme, solli golin e parë për gjermanët në minutën e tretë, shënuar nga Tomas Myler, 20 vjeçari që po shndërrohet në yllin e ekipit që dikur krenohej me të njëjtin mbiemër.
Disa minuta më vonë, ka pasur disa raste golash por asnjë nuk përfundoi në rrjetë. Në një moment ka pasur dhe një gol nga ekipi argjentinas por ai u anulua nga arbitri.
Nën ritmin e pandërprerë të vuvuxelave, pjesa e dytë ka nisur me një ofensivë të dukshme për ekipin e Argjentinës.
Por kjo ka zgjatur vetëm disa minuta sepse më tej vijnë dy gola të njëpasnjëshëm që kishin për autor, Klose. Ai ka shënuar në minutën e 68-të dhe më tej në minutën e 89-të.
Në një interval mes këtyre 21 minutave ishte Friedrich që ka shënuar golin e tretë për gjermanët, në minutën e 74-t.
Si pjesa e parë dhe e dyta, patën vetëm nga një minutë shtesë. Arbitri ka mbyllur ndeshjen pas plot 92 minutash lojë intensive, duke lëshuar gjermanët në gëzimin e fitores.
Veç të gjithëve, njëri ishte paksa më i trishtuar. Myler, nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme të Gjermanisë pasi mori një karton të verdhë të dytë sot duke i sjellë ndëshkimin.
r.n/NOA