English

Hillary Clinton Në Poloni Për Një Fjalim Për Demokracinë Në Botë

KRAKOVI (Poloni), 3 korrik /ATSH-AFP/ - Shefja e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton mbërriti sot në Krakovi, në jug të Polonisë ku do të mbajë një fjalim duke konfirmuar angazhimin e administratës Obama në mbështetje të demokracisë në botë. ''Ajo do të insistojë mbi rëndësinë e demokracisë, transparencës së shoqërisë dhe lirisë së shtypit", theksoi një zyrtar i lartë amerikan që po udhëtonte me sekretaren e shtetit. Clinton do t'i drejtohet të deleguarve të 75 vendeve të mbledhura në ''Komunitetin e Demokracive'', një iniciativë amerikano-polake ndërmarrë në vitin 2000 nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright dhe ministri polak i Punëve të Jashtme të asaj kohe, Bronislaw Geremek./ /ec/ a.jor.
KOMENTE