Johanesburg, 3 Korrik, NOA – Humbja e djeshme e kombëtares braziliane nga Holanda dhe eliminimi nga Kampionati Botëror i Futbollit “Afrika e Jugut 2010” e ka detyruar trajnerin e Brazilit, Karlos Dunga, që të japë dorëheqjen.
Në fakt, Dunga e kishte paralajmëruar largimin e tij nga drejtimi i ekipit edhe më herët, nëse nuk do të arrinte dot rezultate në këtë eveniment të madh sportiv.
Brazili u ndesh me Holandën në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kampionatit Botëror të Futbollit dhe humbi me rezultatin 1:2. Ndërkaq, sot zhvillohen edhe dy takimet e fundit çerekfinale, Argjentinë-Gjermani dhe Paraguaj-Spanjë.
n.e/NOA