Irak - Vizitë E Papritur E Zëvendëspresidentit Amerikan Biden Në Vend
BAGDAD, 3 korrik /ATSH-AFP/ - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden mbërrit sot në për një vizitë të papritur në Irak, në një moment kur forcat amerikane po përgatiten të tërheqin trupat e tyre luftarake nga vendi, sipas një reporteri të AFP.
Biden mbërrit në vend rreth 14:30 GMT dhe u prit në aeroport nga ambasadori amerikan në Irak, Christopher Hill, ministri i Jashtëm irakian, Hoshyar Zebari dhe komandanti i përgjithshëm i forcave amerikane në Irak, gjenerali Ray Odierno.
Bëhet fjalë për vizitën e parë të zëvendëspresidentit amerikan në Irak që prej janarit, kur ai mbërriti në vend në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën e sapo lindur pas përjashtimit të qindra kandidatëve nga zgjedhjet legjislative të 7 marsit.
Joe Biden mbërrit një ditë para festës kombëtare amerikane. Ende nuk dihet sa do të zgjasë vizita, por vitin e kaluar Biden e ka kaluar 4 korrikun në Irak./
/i.p/