English

Kapet në Itali 35-vjeçari dibran, kishte vrarë me paramendim

Tiranë, 3 korrik 2010 NOA – Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me Interpol Romën, është bërë e mundur kapja e shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Frrok Koceku, vjeç 35, lindur në Dibër.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit i thanë agjencisë NOA para pak minutash se kapja e shtetasit Frrok Koceku është bërë e mundur sot, datë 3 korrik 2010, në Romë, në shtetin italian.

Gjykata e rrethit Dibër me vendim të datës 11.06.1998 e ka dënuar Frrok Kocekun me 15 vjet burg për veprën penale të "Vrasjes me Paramendim".

Ndërkohë po sot është bërë arrestimi i 30 vjeçarit Sedat Gashi, lindur dhe banues në Prizren, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pejës, Kosovë e ka dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të "Grabitjes". Arrestimi i tij u krye gjatë verifikimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, ku ky shtetas ka rezultuar person në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë ndaj këtij shtetasi është marrë masa e arrestit dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Pogradec.

r.n/NOA

KOMENTE