English

Kirgistan - Otunbajeva Merr Postin E Presidentes

BISHKEK, 3 korrik /ATSH-AFP/ - Roza Otunbajeva u betua sot si presidente e Kirgistanit duke u shndërruar në gruan e parë që merr këtë post në historinë e ish-republikës sovjetike të Azisë Qendrore, që para pak kohësh u përfshi nga protestat ndëretnike, njoftuan burime të ndryshme. Ish-ambasadore e Kirgistanit në Britaninë e Madhe, Otunbajeva u emërua presidente në detyrë pas dhunës së përgjakshme ndëretnike të prillit që shkaktoi 87 të vdekur dhe 400 000 të shpërngulur./ a.jor.
KOMENTE