English

Kongo - Arrin Në 230 Bilanci I Viktimave Nga Shpërthimi I Një Çisterne

KINSHASA, 3 korrik /ATSH-AFP/ - Bilanci i viktimave të një shpërthimi i një çisterne nafte dje në Sange, fshat në Republikën Demokratike të Kongos, arriti në "mbi 230 persona", sipas një bilanci të ri të publikuar pak më parë për AFP-në nga guvernatori i provincës Kivu Jugor. Në një bilanc të mëparshëm të Kryqit të Kuq kongolez flitej për 220 viktima dhe 214 të plagosur. "Kur mbërritëm në Sange, sot pak pas mesditës, bilanci ishte rreth 230 viktima. Ndërkohë që ndodheshim këtu ka pasur edhe disa të vdekur të tjerë. Aktualisht bëhet fjalë për mbi 230 viktima dhe 105 të plagosur", deklaroi Marcellin Cishambo, në linje telefonike nga Kinshasa. "Një pjesë e të plagosurve është në spitalin e Uviras, rreth 35 kilometra në jug të Sanges'', u shpreh ai duke shtuar se disa të tjerë janë transferuar në spitalin e Bukavut, kryesori në Kivun Jugor, rreth 70 kilometra në veri të Sanges./ /i.p/
KOMENTE