Korçë: Arrestohet 40-Vjeçari, Tentoi Marrëdhënie Seksuale Me Dhunë Me Një Grua Te Moshuar
KORÇË, 3 korrik /ATSH-Behar Fejzulla/ - Një person në Korçë u arrestua i dyshuar se kishte tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua të moshuar.
Sipas policisë, "Artur Kovaçi, 40 vjeç nga Korça u arrestua nën akuzën "tentim për kryerje të marrdhënieve seksuale me dhunë".
Burimet sqaruan se ky person në orët e vona të natës së kaluar, në gjendje të dehur, ngatërroi katin e banesës së të dashurës së tij me të një gruaje të divorcuar, në shtëpinë e së cilës punonte për shtrimin e saj me pllaka. Por pasi hyri në shtëpinë e gabuar, Kovaçi tentoi të kryejë marrdhënie seksuale metë moshuarën.
Komshinjtë e saj duke dëgjuar britmat, i shkuan në ndihmë ndërsa lajmëruan policinë që e arrestoi dhunuesin./ch/
-
Anizel19:49 - 03 Korrik 2010....ok qe u arrestua po sa mire qe e mbante mend shtepine e zonjes ku punonte duke harruar shtepine e te dashures....:)))))))