Korçë, 3 korrik, NOA – Një konflikt për motive të dobëta në qytetin e Korçës ka lënë të plagosur me thikë , 21 vjeçarin D.Isufi, i cili ndodhet në reanimacionin e qytetit në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas burimeve nga policia e qytetit, ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit të Korçës, në mjediset e një lokali ku ndodhej i plagosur dhe personat që e kanë kanosur atë me thikë.
Policia e Korçës ka identifikuar autorët e ngjarjes 31 vjeçarin Jani Kovaçi; 25 vjeçarin Marko Hysolli dhe 34 vjeçarin Tomor Prifti që të tre nga qyteti i Korçës.
Pasi të tre autorët janë larguar nga vendngjarja, policia e qytetit të Korçës është vënë në kërkim të tyre.
mit/NOA