Korçë, 3 korrik, NOA – Përtej shtimit të rasteve të dhunës seksuale me të mitur, edhe marrëdhëniet seksuale me të moshuar duket që janë një plagë për shoqërinë, që nënkupton se personat më të paaftë për t’iu mbrojtur dhunës janë gjithnjë përballë rrezikut eventual.
Një 43 vjeçar nga Korça, Artur Kovaçi është arrestuar sot nga policia e Korçës, pasi ka tentuar të dhunojë seksualisht një 89 vjeçare nga qyteti i tij.
Siç bën të ditur policia e Korçës, Artur Kovaçi në gjendje të dehur, ka hyrë në banesën e shtetases së moshuar E.Gj., e cila jetonte e vetme në shtëpi, në lagjen 14 të qytetit të Korçës dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, duke i shkaktuar njëkohësisht edhe dëmtime fizike.
Autori pasi nuk ka mundur të kryejë marrdhënie seksuale me të moshuarën, është larguar nga banesa e saj dhe menjëherë është kapur në flagrancë nga forcat e rendit të qytetit, të njoftuar për këtë dhunim nga fqinjët e saj.
Dhunuesi Artur Kovaçi po ndiqet penalisht tashmë nga prokuroria e qytetit.
mit/NOA