English

Kukës: Ndalohet Vjedhësi I Impulseve Telefonike

KUKËS, 3 korrik /ATSH-R.Hoxha/ - Policia arrestoi një person të dyshuar për vjedhje të impulseve telefonike, bëri të ditur policia lokale të shtunën. Sipas policisë, Kasem Sulaj, 28 vjeç, u arrestua i dyshuar për vjedhje të impulseve telefonike nga klientët e kompanisë Eagle. "Vetëm gjatë 24 orëve të fundit është konstatuar vjedhja e impulseve telefonike në 3 konsumatorë, të cilët kanë denoncuar fenomenin", tha për ATSH-në zëdhënësja e policisë së qarkut, Odeta Popa. Sipas saj, vjedhja e impulsive telefonike është bërë një shqetësim për konsumatorët e qarkut të Kukësit. "Vetëm gjatë muajit qershor kemi patur patur 19 denoncime," tha Popa./ch/
KOMENTE