English

Mihallaq Andreas i akordohet titulli “Personalitet i shquar”

Korçë, 3 Korrik, NOA – Këngëtari dhe krijuesi i njohur muzikor, Mihallaq Andrea, ka përfituar dje titullin e nderit “Personalitet i shquar” për qytetin e Korçës.

Lajmi konfirmohet nga korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA, sipas të cilit, titulli i lartpërmendur i është akorduar Andreas nga Qarku i Korçës, duke e bazuar atë në kontributin e madh që ky këngëtar ka dhënë në promovimin e vlerave muzikore të këtij qyteti në kulturën shqiptare në tërësi.

Ai tashmë quhet “Magjistari i serenatave korçare” dhe një njeri që gjithë jetën e ka lidhur me këtë gjini muzikore.

E ky titull është vlerësuar në Korçë nga ekspertët si i merituar për njeriun që u godit fuqishëm nga diktatura, por edhe fati i keq në jetën e tij.

n.e/NOA

KOMENTE