English

Në kërkim policor nga Kosova, kapet në Qafë Thanë i dënuari për grabitje

Pogradec, 3 Korrik 2010 NOA – Një person i dënuar për krimin e grabitjes dhe i shpallur si person në kërkim, është pikasur sot në vendkalimin kufitar të Qafë Thanës dhe është arrestuar nga policia shqiptare pas verifikimeve të kryera.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë tha se arrestimi i 30 vjeçarit Sedat Gashi, lindur dhe banues ne Prizren ne shtetin e Kosovës u bë në Piken e Kalimit Kufitar Qafë Thane nga verifikimet e bëra ku ka rezultuar si person ne kërkim.

Gjykata e Pejës, e ka denuar Sedat Gashin me 4 vjet burg per veprën penale te “Grabitjes”.

Policia e Pogradecit tha se materialet per kete rast i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Pogradec per hetime te mëtejshme.

a.f/NOA

KOMENTE