English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 3 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Hapja e Zyrës në veri nga institucionet e Kosovës kundërshtohet nga serbët - SHPËRTHIMI ENIGMATIK VRET NJË, PLAGOS DHJETË NË VERI - Policia ka konfirmuar vdekjen e një protestuesi serb dhe plagosjen e 10 të tjerëve, pas shpërthimit të një granate dore në mesin e protestuesve. Policia ka thënë se ende nuk ka sqaruar rrethanat e shpërthimit, ndërsa ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka bërë me gisht drejt serbëve të armatosur, të cilët kanë protestuar të premten kundër hapjes së Zyrës për regjistrim civil në veri të Mitrovicës Tituj të tjerë: Kosova zotohet që me çdo çmim ta mbajë zyrën në veri Beogradi sheh ngjarjet në Mitrovicë si "provokim ndaj Serbisë" "Dy Korriku 1990, kulmi i artikulimit të ndjenjës së lirisë" Berat Luzha ndjek rrugën e deputetëve serbë Qeveria diskuton me Brukselin stabilizim-asocimin BE-ja s'i përzihet NATO-s në Kosovë Holanda kthen në shtëpi Brazilin "Express" S'KA KTHIM - Viktima në veri të Mitrovicës ishte duke pastruar oborrin e vet, kur është goditur nga shpërthimi i granatës, që nuk dihet se nga erdhi. U lënduan edhe 11 persona. Për gjithçka çfarë ndodhi të premten në Lagjen e Boshnjakëve, Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje. Por, thotë se është e vendosur të zbatojë Kushtetutën dhe se nuk ka kthim prapa. Për herë të parë atje u hap një institucion kosovar, Zyra për Regjistrim Civil. Tituj të tjerë: I dështoi plani - Plani i Presidentit Sejdiu për t'i ikur Gjykatës Kushtetuese, duket se ka dështuar. Myzejene Selmani, të premten, e ka vënë firmën e saj në nismën e Naim Rrustemit. Kështu, sërish është plotësuar numri prej 30 deputetëve që kërkojnë interpretim ligjor nga Gjykata Kushtetuese nëse Presidenti po e shkel Kushtetutën. Dorëheqje e dhimbshme - Kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska, ka ofruar dorëheqje të parevokueshme për arsye shëndetësore. Por, PDK-ja nuk e ka pranuar ende këtë vendim. Jakup Krasniqi dhe Enver Hoxhaj po e lusin Kryetarin e Rahovecit të tërhiqet nga ky vendim. 500 milionë të pashfrytëzuar Anulohet protesta e shamisë Koment - Alkimia e Dacit - Të konstatosh se Kosova më keq ka qenë vetëm në kohën e sundimit osman, në këtë mënyrë për të ndërtuar konstatimin tjetër se gjatë sundimit serb Kosova nuk ishte më keq, vërtet është një gjë tepër shqetësuese edhe për një prodhim të logjikës opozitare. Aromë portokalli 2-1 Uruguai e fitoi dramën 1-1 (4-2 p.) "Bota Sot" QEVERIA SHTRIN PUSHTETIN NË VERI, PËRBALLET ME BANDAT SERBE - Shpërthim në Mitrovicë, një i vrarë e disa të plagosur Tituj të tjerë: Jemi përkrahur nga Presidenti Rugova - Flet Muharrem Shabani, deputeti që lexoi Deklaratën e 2 Korrikut Dell: Kosova dhe SHBA-të, kanë ngjashmëri për demokraci - Kremtohet Dita e Pavarësisë së SHBA-ve Thaçi porosit presidentin serb, që të mos përkrahë radikalët serbë Rikthimi i metodave të vjetra të shtetit terrorist të Serbisë Të shmanget çdo provokim i Serbisë në Kosovë! - Editoriali "Lajm" Paralajmërimet për arrestime tendencë për të dëmtuar imazhin e Kosovës në prag të vlerësimit të GJND-së - "SPEKTAKLE" ME PASOJA - Hetuesit e EULEX-it kanë mundur ta bëjnë punën e tyre në heshtje dhe pa bujë mediale, siç ndodh rëndom në vendet e tjera të botës, por, në vend të kësaj, misioni e zgjodhi rrugën e "spektakleve mediale", duke paralajmëruar hetime, të cilat edhe pas më shumë se dy muajve nuk sollën rezultate. Ky trumbetim medial mund ta dëmtojë imazhin e Kosovës jashtë, në kohën kur pritet vendimi i GJND-së Tituj të tjerë: Serbët e kundërshtojnë hapjen e Zyrës së Regjistrimit Civil në veri të Mitrovicës - Rebelimi serb merr një jetë Vendprehje për të merituarit Tulipanët "varrosën" Brazilin "Infopress" BEOGRADI PROVOKON SËRISH - Serbët kundër hapjes së Qendrës së Regjistrimit Civil në veri Tituj të tjerë: BE pauzon me zgjerim Deklarata Kushtetuese e Kosovës e shpallur më 2 Korrik të vitit 1990, është vlerësuar se ka qenë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës Shënohet Dita e Pavarësisë së SHBA-ve Ndërtohet kulla e Azem Bejtë Galicës Editorial - Ndarja, ide e tejkaluar Tulipanët "çelin" ndaj Brazilit "Tribuna shqiptare" Incident në veri pas hapjes së Zyrës së Qeverisë së Kosovës për Shërbim Civil - S'KA KTHIM PRAPA Tituj të tjerë: Tiranë - Arvizu, ambasador në Shqipëri - Alexander Arvizu, diplomat karriere, pritet të jetë ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Prishtinë - S'ka para pa mbulesë buxhetore Shkup - Rigjykim për rastin e Sopotit Sërish lëvizje te lista e nënshkrimeve në "lëndën Sejdiu" - Gara me nënshkrime Fuqia për pavarësi "Zëri" GJYKATA KUSHTETUESE SI SPORTEL - Përveç qytetarëve edhe politikanët kërkojnë realizimin e qëllimeve të tyre nëpërmjet Kushtetutës Tituj të tjerë: Dell: SHBA do ta përkrahin Kosovën Dallavere me objektet e ambasadave Përsëri 30 kundër Presidentit Ministria e Arsimit keqpërdor paranë publike Vazhdon enigma e vrasjes së policëve Një i vdekur e 11 të lënduar në Mitrovicë "Kosova Sot" Rikthehet dhuna në Mitrovicë - SHPËRTHIM NË VERI, 1 I VDEKUR E 11 TË PLAGOSUR Tituj të tjerë: Editoriali - Veriu, brenga e madhe kosovare Ligji i ri i prokurimit, javën tjetër në Kuvend Të gjitha proceset e kanë një kosto "Epoka e Re" Trazira të përgjakshme në veri të Mitrovicës - VRITET NJË BOSHNJAK, LËNDOHEN 11 SERBË Tituj të tjerë: Nisma e deputetëve nuk është e sinqertë - Fatmir Sejdiu e ka respektuar Kushtetutën e vendit - Flet Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së Ekspertët e vlerësojnë lart auditimin pozitiv për MTPT-në SHBA feston 244-vjetorin e pavarësisë "Tulipanët" "vrasin" yjet e Brazilit /s.s./
KOMENTE