Policia: Arrestohet Një Shtetas Kosovar Për Veprën Penale Të Grabitjes
TIRANË, 3 Korrik/ ATSH / - Policia e shtetit ka vëne sot në pranga shtetasin 30 vjecarin Sedat Gashi, lindur dhe banues në Prizren, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pejës e ka dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të "Grabitjes".
Burime nga Policia e shtetit konfrimojë se, "arrestimi i këtij shtetasi u krye gjatë verifikimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, ku ka rezultuar person në kërkim".
Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë ndaj shtetasit është marrë masa e arrestit dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Pogradec./s.d//n.m/