Bruksel, 3 Korrik, NOA – Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, pritet që në fillim të javës së ardhshme, të nisë një turn ë rajonin e Ballkanit.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Brukselit, të cilat bëjnë me dijeni se qëndrimi i kreut të Bashkimit Evropian do të jetë në Slloveni, ku në kryeqytetin e këtij vendi, Lubjanë, pritet që ai të takohet me kryeministrin, Boris Pahor.
Më pas, bëhet me dijeni se presidenti i Bashkimit Evropian do të qëndrojë në Kroaci, ku priten bisedime me presidentin e vendit, Ivo Josipoviç dhe kryeministren, Jadranka Kosor.
Ndërsa të hënën në mbrëmje, Herman Van Rompuy mësohet se do të qëndrojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin Boris Tadiç.
Për të shënuar të martën në Kosovë, fundin e turit të tij ballkanik, me një vizitë në Kosovë, ku ka parashikuar të zhvillojë një vizitë në shtabin e EULEX-it dhe një takim me presidentin, Fatmir Sejdiu.
n.e/NOA