Ps:Kursimet E Shqiptarëve Nuk Mund Të Keqpërdoren Nga Qeveria
TIRANË, 3 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste kërkoi sot nga qeveria që "të heqë dorë nga përdorimi i depozitave të shqiptarëve për mbulimin e krizës ku është zhytur vendi".
"PS do ta kundërshtojë me gjithë forcat e saj tentativën e qeverisë për të përdorur kursimet e shqiptarëve në mbulimin e krizës ku e ka zhytur vendin. Kursimet e depozitat e shqiptarëve nuk janë të qeverisë e nuk janë për t'u keqpërdorur e shpërdoruar", tha gjatë një deklarate për shtyp nënkryetarja e komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli.
Sipas saj, "qeveria shqiptare, e cila në gjysmën e parë të këtij viti ka dështuar në mbledhjen e taksave, po merr më tepër se 70% të depozitave të qytetarëve shqiptarë si hua, për të mbushur gropën e pa-aftësisë së saj". /a.s/s.s./