Rasmussen: Samiti I Nato-S Mund Të Sjellë Mburojën Antiraketë Për Të Gjitha Vendet Anëtare
LISBONË, 3 korrik /ATSH-MIA/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi se në samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të zhvillohet më 19-20 nëntor në Lisbonë, mund të aprovohet krijimi i mburojës së përbashkët antiraketorë për 28 vendet anëtare të Aleancës.
Sipas Rasmussenit është e domosdoshme që të dy sistemet, ai amerikan dhe evropian, të lidhen në një, çka do të mundësojë të mbrohen jo vetëm ushtarët, por edhe 900 milionë banorët e vendeve të cilat janë pjesë e NATO-s.
Rasmussen theksoi se një sistem i tillë do të kushtojë 200 milionë euro.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Portugali, deklaroi se samiti vijues do të jetë një prej më të rëndësishmëve në historinë 60-vjeçare të Aleancës dhe se ai do të përcaktojë fatin e saj.
Në këtë samit duhet të miratohet koncepti i ri strategjik i NATO-s./
a.jor.