English

Shkodër, Topalli, maturantëve: Jeni avokatët më të mirë të kombit!

Shkodër, 3 korrik, NOA – Në ceremoninë e përfundimit të maturës shtetërore, Kryetarja e Kuvendit, dhe deputetja e Shkodrës, Jozefina Topalli është takuar sot me maturantët më të dalluar të qytetit të Shkodrës, të cilët i ka quajtur avokatët më të mirë të kombit.

“Ju djemtë e vajzat e reja, do të jeni avokatët më të mirë të Shkodrës, të Shqipërisë e të kombit tonë”, tha Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Ajo zgjodhi në këtë ditë të takohet me të rinjtë dhe mësuesit e gjimnazeve të njohura “28 Nëntori” e “Jordan Misja”.

Kryeparlamentarja Topalli, u ka kujtuar maturantëve të dalluar se edhe ajo vetë ka studiuar në këtë qytet, dhe pikërisht në gjimnazin 28 Nëntori.

“Unë kam studiuar vetë në shkollën “28 Nëntori”. Kam patur mësues të

mrekullueshëm. Gjithmonë kjo shkollë fitonte olimpiadat e matematikës, jo vetëm në Shkodër, por edhe në shkallë kombëtare”, u ka thënë kryetarja e kuvendit të rinjve.

Sipas zonjës Topalli, matura është një nga momentet që fiksohen në jetë dhe që të ndjek gjatë gjithë viteve, deri në fund të jetës.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i uroi nxënësve suksese në studimet e larta universitare.

Ajo pati edhe një falenderim të veçantë për mësuesit, me disa prej të cilëve ajo ka qenë në bangat e gjimnazit.

mit/NOA
KOMENTE