Romë, 3 korrik, NOA – Ndërsa e tërë bota pret sot rezultatin e finales së parakohshme të botërorit të futbollit, Argjentinë-Gjermani, showgirli argjentinas, Belen Rodriguez, e cila po bën tifo ndaj skuadrës së saj të zemrës, deklaroi se "nëse Argjentina fiton botërorin do të bëj tatuazh fytyrën e Mardonës, por nuk e them se ku”.
Belen Rodriguez e lëshoi këtë premtim, në pritje të ndeshjes, e cila do të startojë sot në orën 16.
E gëzuar për humbjen e skuadrës pretendente për këtë botëror, Brazilit, Belen pret një finale tashmë me Argjentinën dhe Ganën.
"Nuk do të ketë striptizë", thotë showgirl i televizioneve italiane, "nëse lideri i skuadrës Lionel Messi dhe lojtarët e skuadrës do të arrijnë ta marrin Kupën e Botës në shtëpi".
Rodriguez tregoi se zhveshja e Sabrina Ferillit, për të festuar fitoren e Romës është e papërsëritshme, ndaj bukuroshja argjentinase, preferon të bëjë diçka më origjinale, edhe për shkak se "në televizione jemi tejet të zhveshura, ndaj tani bën më shumë efekt të mbulohesh”, tha Rodriguez në një intervistë.
Sipas Belen, lojtari më seksi i Argjentinës është portieri i saj, Sergio Romero.
Ish e fejuara e futbollistit Marco Borrielo, analizon edhe zgjedhjet e trajnerit të Italisë, Lippit, si një përzgjedhje pa karakter, një zhgënjim i vërtetë, që sipas Belenës, solli dhe humbjen e parashikuar të Italisë, qysh në ndeshjet në grup.
Këtë herë zemra e Belen Rodriguez, rreh për vendlindjen e saj, Argjentinën.
“Nëse Argjentina do të kthehej në shtëpi pa kupë, do të isha shumë keq të paktën për dy ditë, dhe nuk do të dilja nga shtëpia, pasi ky botëror më ka hyrë shumë në zemër”, thotë Belenë Rodriguez në një intervistë për mediat italiane.
Duke e krahasuar Maradonën me liderin e sotëm Messin, bukuroshja argjentinase tregon se ''Messi qysh i vogël kishte problem të rritej dhe tashmë është bërë një yll i vërtetë, dhe shpirti i skuadrës, pasi i ndihmon shumë shokët e tij për të shënuar gola në portën e kundërshtarit”.
Belen ndizet kur flet për Maradonën, "Pibe d’Or", për të cilin ajo deklaron hapur se ''për Maradonën ndiej dashuri dhe urrejtje, si të gjithë argjentinasit”.
“E adhuroj Maradonën për talentin e papërsëritshëm”, shpjegon më tej Belen, "por e kam urryer sepse nuk e shfrytëzoi këtë talent të rrallë, dhe bëri shumë zgjedhje të gabuara në jetë".
“Kur luan Argjentina, gjithçka ndalet në vend, të gjithë e kanë ditë pushimi, dyqanet janë të mbyllura”, rrëfen Belen Rodriguez për patriotët e saj argjentinas, kur ndjekin një deshje të kombëtares.
"Unë do ta shoh ndeshjen direkt", rrëfen ajo, dhe "do të bëj tifo për skuadrën time të zemrës, që deri më tani më duket sikur ka luajtur shkëlqyeshëm".
mit/NOA