Kinshasa, 3 Korrik, NOA – Mëse 100 persona të vdekur ka qenë bilanci i një ngjarje të rëndë të ndodhur në Republikën Demokratike të Kongos mëngjesin e sotëm.
Bëhet fjalë për shpërthimin e një kamioni çisternë, lajm ky i cili është komunikuar nga autoritetet lokale të këtij vendi afrikan.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por gjithsesi raportohet se fatkeqësia ndodhi pasi , një transportues i mbushur me karburant shpërtheu në një fshat të provincës Kivu Jug në lindje të Kongos.
n.e/NOA