Nju Jork, 3 Korrik, NOA – Franklin Rusvelt është zgjedhur sërish si presidenti më i mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë një sondazhi të zhvilluar në këtë vend.
Kështu, i organizuar për të pestën herë nga Instituti Kërkimor i Kolegjit Siena në Nju Jork. me 230 studiues, ekspertë dhe historianë presidencialë, studimi tregoi sesi Franklin Rusevelt ka qenë gjithnjë në krye të listës.
Pjesëmarrësit u pyetën të kategorizojnë të 43 presidentët amerikanë në një numër fushash, përfshirë arritjet e tyre, inteligjencën, rolin udhëheqës, integritetin, dhe gadishmërinë për të bërë kompromis.
E që nga viti 1982, Franklin Rusvelt kryeson, ndërsa vendin e dytë e mban kushëriri i tij i largët, Theodore Roosevelt, për t’u pasuar nga Abraham Linkolni, George Uashingtoni dhe Thomas Jeffersoni.
Ndërsa George Bush, është renditur në vend të 39-të nga 43 presidentë gjithsej, kurse i ati i tij, në vendin e 22-të.
n.e/NOA