Tirane, 3 Korrik 2010 NOA - Sapo ka perfunduar ndeshja Paraguaj - Spanje, me fitoren e ekipit spanjoll i cili arriti te kaloje ne gjysmefinale ne saje te nje goli te vetem te realizuar nga David Vila.
E gjithe pjesa e pare u karakterizua nga nje "lume" aksionesh si nga ekipi spanjoll dhe nga ai paraguajan dhe kjo situate vijoi edhe gjate pjeses se dyte.
Por nese ne pjesen e pare asnje top nuk perfundoi ne rrjete duke perjashtuar nje gol te anuluar, ne te dyten, ne minuten e 83-te ka mberritur goli i vetem i ndeshjes, nga David Vila.
Minutat ne vazhdim deri ne mbyllje te kohes se rregullt, perfshire dhe kohen shtese prej tre minutash, nuk e ndryshuan rezultatin, megjithese paraguajanet u perpoqen fort, madje kater kartone te verdhe iu dhane lojtareve te ketij ekipi.
Keshtu ndeshja perfundoi me rezultatin e ngushte 0-1 pavaresisht dy penalltive qe nuk sollen asnje ndryshim.
Tani mbetet qe Gjermania serish te perballet me nje ekip te forte, kete radhe duke u perballu ne gjysmefinale me Spanjen qe sonte sapo siguroi futjen ne ekipet gjysmefinaliste.
r.n/NOA