Sport-Botëror/ David Vila I Dhuron Spanjës Gjysëmfinalet E Botërorit
TIRANË, 3 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Spanja arrin në gjysmëfinale të një Kupe Bote pas 60 vitesh. Pas një përballje emocionuese me paraguajanët, spanjollët arrijnë të triumfojnë me rezultatin 1-0.
Goli për Spanjën u shënua në minutën e 83-të nga David Villa pas një tronditje të shtyllës nga Pedro vetëm pak sekonda më parë.
Takim i sotëm u zhvillua me një lojë të shpejtë me sulme dhe kundërsulme, kartona të verdhë dhe dy penallti të humbura.
Fillimisht ishte Paraguaji që nuk arriti të shënonte penalltinë me anë të Cardozo-s, pasi gardiani i portës spanjolle Casillas arrin të kuptojë në kohë kahun e gjuajtjes.
Vetëm disa sekonda më vonë Spanja fiton një penallti, por Xabi Alonso nuk arrin të realizojë pasi portieri Villar tregohet më inteligjent se ai.
Megjithë emocionet që shoqëruan përballjen, si gjithnjë Villa është heroi duke zgjidhur situatën dhe duke e çuar skuadrën e tij në gjysmëfinale, në sfidën e radhës ndaj Gjermanisë.
Paraguaj - Spanjë 0-1
Shënues: Villa 83'
Paraguaj (4-3-2-1): Villar; Bonet, Da Silva, Alcaraz, Morel; Vera, V.Caceres, Riveros; Santa Cruz, Benitez; Barrios. (Bobadilla, Barreto; Caniza, Veron, Rodriguez, Torres, Barreto, Ortigoza, Santana, Valdez, Cardoso, Gamarra).Trajner: Martino
Spanja (4-3-3): Casillas; Sergio Ramos, Puyol, Piquc, Capdevilla; Busquets, Xavi, Xabi Alonso; Iniesta, Villa, Torres. (Reina, Victor Valdes; Arbeloa, Marchena, Fabregas, Javi Martinez, Silva, Mata, Llorente, Pedro, Navas). Trajner: Del Bosque