English

Vlorë: Mot Me Vranësira, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 3 Korrik/ATSH-H.Koçi/.- Gjatë ditës së sotme situata meteorologjike në gjirin detar të Vlorës, parashikohet të jetë e paqëndrueshme. Prej orëve të mëngjesit moti dominohet nga vranësirat, të cilat do të vijnë duke u shtuar, veçanërisht në mesditë, ndërkohë që në orët e pasdites nuk përjashtohen edhe reshjet e shiut. Por, pavarësisht kësaj, kushtet e lundrimit do të jenë normale për të gjitha mjetet, ndërsa vlerat e temperaturave do të jenë në të njëjtat nivele si edhe një ditë më parë. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Veri-Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 29-31 gradë celcius dhe ato minimale në 20-22 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Brindisi-Vlorë pritet të lundrojnë në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /s.s./
KOMENTE